A ekzistojnë UFO-t dhe a kanë zbritur ato në Gramsh? Zbulojeni në “Piranjat”

Pak ditë më parë në mediat shqiptare u përhap me shpejtësi lajmi se në fshatin Topojan të Gramshit kishin zbritur UFO-t, madje kishin lënë edhe shenjat dalluese të prezencës së tyre.

Por për ta vërtetuar këtë lajm, menduar “Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe Florian Binaj.

“Piranja” Lediona Xheladinaj, e cila është mjaft skeptike nga natyra, udhëtoi drejt fshatit Topjan, për të parë dhe dëgjuar vetë se si ishte e vërteta, duke bërë një hetim të plotë dhe shterues, për të bindur jo vetëm shikuesit e Abc por gjithë shqiptarët madje dhe vetë UFO-t se si qëndron e vërteta.

Pasi takoi banorët e fshatin një nga një dhe nuk dëgjoi asgjë për UFO-t, Lediona shkoi dhe u përball drejtpërdrejtë me pronarin e tokës, aty ku UFO-t kishin lënë dhe shenjat.

Por përgjigja e pronarit kur u pyet për lajmin rreth UFO-ve, e zhgënjeu agjenten tonë speciale 007-n Lediona, pasi shenjat nuk i kishin lënë UFO-t por sprucatori i ujit. /Abcnews.al/

Për të qeshur por dhe për t’u relaksuar ju ftojmë të ndiqni videon:

O