Rreziku nga Diabeti i tipit 2 para moshës 40 vjeçare
Pëlqej
Diagnostifikimi me Diabetin e tipit 2 para moshës 40 vjeçare ulë jetëgjatësinë e personave të prekur nga kjo sëmundje, kanë treguar studimet e reja.

Kjo sëmundje, e cila mund të menaxhohet duke adaptuar stil jetese dhe dietë të shëndetshme, njihet botërisht si shkaktar i vdekjeve.

Megjithatë ekspertët tani kanë zbuluar ndikimin që ka Diabeti i tipit 2 në jetëgjatësinë e pacientëve të prekur nga kjo sëmundje para moshës 40 vjeçare.

Ata kanë zbuluar se këta persona kanë rrezik shumë më të madh të vdekjes së parakohshme. Personat e diagnostifikuar para të 40-tave kanë gjase për 2.5 herë më të madhe të vdesin para moshës 75 vjeçare, krahasuar me ata që preken nga Diabeti i tipit 2 pas të 60-tave.

Shtuar më 17/03/2018, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori