Të dëshpëruar për të gjetur një ekip, agjenti i CR7 troket te dera e spanjollëve

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është ende për t’u vendosur.

Pavarësisht se ka ende një kontratë njëvjeçare me Manchester United, portugezi është gati të largohet nga “Djajtë e Kuq” në këtë seancë merkatoja.

Qëllimi i Cristiano Ronaldo është të luajë sërish në Champions League dhe agjenti i tij Jorge Mendes po troket në dyert e klubeve të mëdha evropiane për të provuar fatin.

Sipas raportimeve nga “ESPN”, disa kontakte janë nisur edhe me Atletico Madrid./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.07.2022 13:09