Rregullat për t'u mbrojtur nga kanceri, kur rrezet janë të forta
Maji është muaji kur duhen marrë masa më shumë se kurrë për të parandaluar kancerin e lëkurës. Ekspertët e SCCA, Seattle Cancer Care Alliance, me rastin e “May’s Melanoma and Skin Cancer Awareness Month”, kanë listuar disa elementë që janë thelbësor për mbrojtjen nga rreziku i kancerit në lëkurë, në forma të ndryshme, nga të cilët më i rrezikshmi është melanoma.

Kujtojmë se melanoma është forma më e tmerrshme e kancerit të lëkurës, e konsideruar si më e vështira për tu kuruar, prej së cilës shumica e të prekurve humbin jetën.
Ndaj është e nevojshme të flitet për kujdesin e lëkurës dhe mbrojtjen nga rrezet ultravioletë, duke bërë që nxirja të kalojë në plan të dytë.

“Ndërsa mjekët e SCCA kanë zhvilluar një sërë metodash efikase dhe inovative për trajtimin e kancerit të lëkurës, lufta e vërtetë kundër melomanës nis nga veprimet e thjeshta që secili duhet të kryejë çdo ditë për të mbrojtur lëkurën e tij”, shprehet Kim Margolin, onkolog pranë SCCA dhe profesor i mjekësisë në Universitetin e Uashington.
Në linjë të përgjithshme siç raporton noa.al, gjëja e parë që duhet bërë është limitimi i ekspozimit në diell. Dëmet në lëkurë shfaqen me kalimin e kohës dhe studimet kanë treguar se fëmijët marrin ekspozim në diell para moshës 18 vjeçare në masën 80% të ekspozimit në diell në total, në raport me gjithë jetën.

Gjithnjë referuar fëmijëve, ekspertët këshillojnë limitimin e kohës së ekspozimit ndaj rrezeve të diellit veçanërisht nga ora 11..00 deri në 15.00.

Tjetër këshillë është mbrojtja solare, me krem dhe produkte të tjera të rekomanduara, të cilat duhet të përdoren në mënyrë korrekte dhe të përsëritur.

Mbrojtja solare, duhet aplikuar edhe në duar, në veshë, në ballë e faqe duke u shpërndarë në mënyrë homogjene. Një zonë tejet delikate dhe e rrezikshme është ajo e syve, ku duhet treguar kujdes më i madh. Më të rrezikuarit janë personat me lëkurë të bardhë dhe sy të kaltër.

Për rrjedhojë është e nevojshme mbrojtja solare në këto zona, ku në rast të rrezatimit të shumtë rekomandohet përdorimi i syzeve të diellit. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2013, ora 18:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori