Roli i të qeshurës në organizmin tonë
E qeshura ka një ndikom shumë pozitiv në trupin tonë ajo njihet si një fenomen që na zgjat jetën. Ajo ndikon direkt në dy funksione themelore të organizmit: në sistemin nervor dhe në frymëmarrje.

Gjatë procesit të së qeshurës bëhet e mundur të ulet stresi, të forcohen lidhjet shoqërore dhe ndjenja e përkatësisë, të rritet vlerësimi për veten, të çdramatizohen disa situata, të veprohet pozitivisht në organe të ndryshme falë hormoneve që përhapen në trup.

E qeshura përmirëson ritmin e zemrës, ul tensionin e gjakut, lehtëson tretjen, ul kolesterolin, përmirëson qarkullimin e gjakut, vë në lëvizje muskujt, vepron pozitivisht ndaj dhimbjeve dhe për gjumin, krijon një pamje të mirë. /albeu.com/

Shtuar më 28/10/2015, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori