Qëndrimi në
diell ka një rol të veçantë në mbrojtjen e personave të cilet vuajnë nga
astma.
Sipas studiuesve nga "London College King", niveli i ulët i vitaminës D (e cila rritet për shkak të ekspozimit të trupit në
diell) është i lidhur ngushtë me përkeqësimin e simptomave të astmës.
Nga studimi më i fundit i realizuar nga këta ekspertë rezulton se kjo vitaminë zbut pjesën tejet aktive të sistemit imunitar tek
astma. Megjithatë, trajtimi i pacientëve me vitaminë D ende nuk është testuar.
E dimë se njerëzit me nivele të larta të vitaminës D, më lehtë kontrollojnë sëmundjen e tyre, konstatuan studiuesit. Një ekip i ekspertëve tani është duke hetuar dhe monitoruar pacientët me astmë, si dhe nëse dhënia e kësaj
vitamine mund të zvogëlojë simptomat. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2015,
ora 13:54