Rini që rrini në shtëpi, bëni këto 7 maska të mrekullueshme për flokët
Flokët">Flokët janë shumë të rëndësishëm për çdo femër dhe shpesh për shkak të erës, diellit, ujit apo faktorëve të tjerë si të jashtëm ashtu edhe të brendshëm flokët">flokët dëmtohen, dobësohen dhe bien. Në këtë artikull po ju sjellim 7 maska që kanë efekte të mrrekulueshme për flokët">flokët e që janë tepër të lehta për tu pregatitur në kushtet e shtëpisë.

1. Maskë me Avokado
Maska me avokado ështe perfekte për të kuruar flokët">flokët e thatë e të djegur, pasi i jep flokëve butësi dhe shkëqlim.

Grini në mikser 1 kokërr avokado dhe përziejeni me ½ gotë qumësht, 1 lugë gjelle vaj ulliri (ose 1 lugë gjelle vaj bajame). Aplikojeni maskën në rrënjë të flokëve dhe më pas lajeni pas 15 minutash.

2. Maskë me vezë
Maska e vezës është hidrtauese për flokët">flokët. Duje qënë se është e pasur me proteina, ushqen rrënjët dhe rimëkëmb flokët">flokët e dëmtuar apo të djegur. Ndërkohë që B12 ndihmon në rritjen e flokëve të rinj.

Rrihni 1 të verdhë veze, me 2 lugë gjelle vaj ulliri, 1 filxhan qumësht dhe 1 kokërr limon të shtrydhyr. Aplikojeni maskën në rrënjë të flokëve dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë pas 15-20 minutash.

3. Maskë me kos
Nëse flokët">flokët tuaj kanë humbur gjallërinë nga ndotja e tepërt apo nha produktet kozmetike që përdorni për stilimin e flokëve, maska me kos është ideale për tju dhënë flokëve shkëlqimin e munguar.

Merrni ½ filxhan kos dhe filloni të masazhoni flokët">flokët me ngadalë. Lejeni maskën në flokë për rreth 15-20 minuta dhe më pas shpëlajeni e lajeni normalisht me shampo.

4. Maskë me banane
Banania është e pasur me vitaminë Banana A, E dhe C,që ndikojnë në përmirësimin e yndyrës në skalp.

Për pregatitjen e maskës grini 2 banane dhe përziheni me 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë gjelle vaj kokosi dhe 1 lugë gjelle mjaltë. Lejeni maskën në flokë për 5 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët. Flokët">Flokët tuaj do të shkëlqejnë dhe zbuten shumë shpejtë!

5. Maskë me vaj arrë kokosi
Vaji i arrës së kokosit është perfekte për flokë të dëmtuar apo për flokë të thatë. Për pregatitjen e maskës duhet të ruani proporcionin 2 me 1: vaj kokosi dhe vaj ulliri, sipas sasisë që kanë nevojë flokët">flokët tuaj. Aplikojeni maskën dhe mbulojeni me një qese dushi për sa kohë të dëshironi. Më pas lajini normalisht flokët">flokët me shampo dhe shpëlajini mirë.

6. Maskë me luleshtrydhe
Nëse keni flokë të yndyrshëm, një maske me luleshtryshe është ideale për ju, pasi luleshtrydhja është e pasur me vitaminë C që ekuilibron balancën e pH dhe nivelit të yndyrës në flokët">flokët tuaj.

Grini një grusht me luleshtrydhe dhe përziejini me 1 lugë gjelle mjaltë dhe 1 lugë gjelle vaj të arrës së kokosit. Aplikojeni maskën në flokë dhe më pas shpëlajeni pas 15 minutash.

7. Maskë tërshëre
Mska e tërshërës është shumë efikase nëse ju vuani nga zbokthi apo nga problemet me skalpin. Përzieni 1 lugë gjelle me tërshërë me 1 lugë gjelle vaj bajameje ose vaj ulliri. Aplikojeni maskën në flokë të thatë dhe më pas lajeni me shampo pas 20-25 minutash.
Shtuar më 07/04/2020, ora 12:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori