Gjimshiti nxjerr shpatullën ndaj Napolit, “sirena alarmi” tek Atalanta dhe Kombëtarja

Mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti nuk arritur do të mbyllë ndeshjen e djeshme përballë Napolit në Serie A, duke dalë nga fusha në minutën e 62.

Një zëvendësim i detyruar për shkak dëmtimi, pasi shqiptari nxorri shpatullën duke ndezur sirenat e alarmit  tek Atalanta në këtë moment kyç të sezonit, por edhe të Kombëtares shqiptare.

Gasperini i pranoi pas ndeshjes se ishte diçka serioze dhe nuk dihet se do ta ketë mbrojtësin të padisponueshëm.

“Nuk besoj se mund ta shohim në fushë të enjten. Ka nxjerrë shpatullën, duhet ta shohim gjendjen e tij”, është shprehur tekniku./albeu.com