Qelizat normale të organizmit zhvillohen dhe vdesin në një mënyrë të kontrolluar. Ndonjëherë
qelizat vazhdojnë të ndahen dhe të rriten pa kontrollin e zakonshëm, duke shkaktuar rritje anormale të quajtura tumor.
Nëse tumori nuk ndodh në afërsi të indeve dhe pjesëve të trupit, ai quhet tumor beninj ose jo-kanceroz. Tumoret beninje rrallë ndodh të jenë kërcënuese për jetën.
Nëse tumori pushton dhe shkatërron
qelizat në afërsi të indeve, ai quhet tumor malinj, ose kancer. Kanceret ndonjëherë mund të jenë kërcënuese për jetën.
Qelizat kanceroze mund po ashtu të shpërndahen në pjesë të ndryshme të organizmit përmes enëve të gjakut dhe kanaleve limfatike.
Çfarë duhet të hani për të parandaluar
kancerin
Komponimet anti-inflamatore mund të jenë çelësi për parandalimin e
kancerit. Sigurisht, një jetesë aktive është shumë e rëndësishme për të menaxhuar stresin. Shumë ushqime që ndihmojnë në parandalimin e kësaj sëmundjeje mund të gjenden në kuzhinën tuaj.
Shafrani i Indisë
Shafrani i Indisë është një erëz e pasur me antioksidantë dhe një numër studimesh kanë treguar se ai ëshët në gjendje të vrasë
qelizat e
kancerit dhe të parandalojë rritjen e tyre. Ai ka një efekt të mahnitshëm në
kancerin e gjirit,
kancerin e zorrëve, të stomakut dhe qelizave të
kancerit të lëkurës.
Piperi i zi
Piperina, komponenti aktiv i piperit të zi rrit efektivitetin e shafranit të Indisë, duke nxitur kurkumin që gjendet tek ky i fundit që të godasë
qelizat kancerogjene.
Vaj ulliri
Vaji i ullirit është një përbërës i pasur me antioksidantë dhe me sasi të konsiderueshme komponimesh që konsiderohen
antikancerogjene.
Receta e mëposhtme vjen nga Dr Carolyn Anderson i cili rekomandon marrjen e kësaj përzierje sa më shpesh të mundeni, në mënyrë që të parandaloni shfaqjen e
kancerit.
Përbërësit:
1/4 lugë çaji shafran Indie
1/2 lugë çaji vaj ulliri
1 majë luge çaji piper i ri
Udhëzime:
Shtoni të gjithë përbërësit në një tas të vogël dhe përziejini mirë derisa të përftoni një përzierje homogjene. Shtojeni atë në supë, salaltë ose mund ta kombinoni me pak ujë dhe ta pini menjëherë.
Konsumojeni një herë në ditë para ushqimit
nëse vendosni mos ta kombinoni me asnjë lloj ushqimi./albeu.com/
Shtuar më 17/01/2017,
ora 12:08