Maska ideale që ju bën të dukeni më e re
Një rcetë e veçantë me oriz është dhe sekreti se pse japonezët nuk kanë shumë rrudha në lëkurë. Orizi ka shumë përbërës që kanë aftësinë të stimulojnë prodhimin e kolagjenit në lëkurë, e cila është një substancë natyrale që e mbron lëkurën nga plakja e hershme dhe i parandalon rrudhat. Orizi është i pasur me acid linolik dhe skvalen, antioksidues ky shumë i fortë, që stimulon prodhimin e kolagjenit dhe ngadalëson paraqitjen e rrudhave. Gjithashtu, e ruan lëkurën tuaj nga dëmet që i shkakton ekspozimi në diell.

Për të përgatitur një recetë të tillë është e rëndësishme që të keni; 3 lugë gjelle oriz, 1 lugë gjelle me mjaltë dhe 1 lugë gjelle qumësht.

Në fillim është e rëndësishme që të zieni orizin në një gotë uji për 2-3 minuta, pastaj duhet të prisni derisa të ftohet, për ti shtuar qumështin dhe mjaltin në oriz dhe përziejini mirë. Përzierjen vendoseni në fytyrë për një kohë prej 10-15 minuta, dhe më pas pastroni fytyrën me ujë orizi. Maskën e vendosni po të dëshironi madje dhe në qafë.

Maska do ta bëjë lëkurën tuaj të hidratuar dhe të shëndetshme, do t’i mënjanojë rrudhat, ndërsa antioksiduesit, që gjenden në ujin, në të cilin është zier orizi ndikojnë dobishëm në lëkurën tuaj.

Pos dobive të shumta që sjell orizi, uji i orizit të zier po ashtu në mënyrë të shkëlqyeshme hidraton lëkurën e fytyrës, përmban antioksidues-dhe absorbon përbërësit e shkaktuar si pasojë e rrezeve të dëmshme ultra vjollcë të diellit. Për më shumë, orizi parandalon formimin e melaninës dhe me vetë këtë parandalon shfaqjen e njollave.

Ujin e orizit mund ta ruani në frigorifer për rreth katër ditë. Mund ta përdorni në mëngjes dhe në mbrëmje si losion për fytyrë. Mund edhe ta ngrini në akull dhe ta përdorni për pastrimin e fytyrës. /albeu.com/

Shtuar më 08/04/2016, ora 14:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori