Receta e duhur për dhimbjen e kyçeve
Artritizmi është një sëmundje e kyçeve të duarve, këmbëve dhe të trupit të njeriut, i cili shkaktohet nga mpiksja e lëngjeve dhe forcimi i nyjeve lidhëse të trupit.

Ky është një shqetësim që vjen nga ftohja, cajra trajtim nga ushqimet e prishura, lagështia si dhe nga trashëgimia. Shpeshherë kyçet nga artritet, majisen (enjten), skuqen, ngurtësohen dhe dhembin fort, sidomos natën kur ftohen. Ka disa mënyra për të realizuar mjekimin e tyre si;

Për atritet lokale (pjesore) të trupit të njeriut:
Marrim 4 kokrra hudhra, i qërojmë dhe i shtypim. Këtë masë pasi e pështjellim me merle (napë) e vendosim në vendin e dhembur duke e lidhur e mbajtur për 8-10 orë.

Kur kemi dhembje nga artrizmi në shumë pjesë të trupit, marrim 1 kg vaj ulliri dhe një iriq dhe i ziejmë. Me këtë përbërje lyejmë dhe fërkojmë vendet që dhembin. Këtë e bëjmë një mbrëmje, po një mbrëmje jo. Pas çdo fërkimi lyejmë trupin me vaj kanelle.

Marrim 500 g hudhra, 100 ml vaj ulliri dhe i ziejmë. Mbasi të jetë bërë brumë, e shtrydhim në kullesë dhe lëngun (vajin) që del e përziejmë me 50 g dyllë e 50 g llullaq (civit ngjyrosës). Me këtë përzierje pomade lyejmë kyçet dhe vendet e tjera me artrit.
Ziejmë 1 kg hudhra të qëruara me 1 lit vaj ulliri. Pas zierjes e shtrydhim në kullesë dhe në lëngun (vajin) e kulluar hedhim 50 ml naftë dhe 5 të verdha vezësh. Me këtë përzierje lyejmë vendet që dhembin.

Këto janë receta të thjeshta dhe jo shumë të kushtueshme që gjithsecili nga ne mund ta përdorë. /albeu.com/

Shtuar më 08/01/2015, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori