Rastet kur përdorimi i shafranit të Indisë është rreptësisht i ndaluar
Nëse vuani nga gurët në tëmth, turmeriku mund të shkaktojë dhimbje. Turmeriku është një agjent kolicistokinetik, që do të thotë se e lehtëson pompimin e tëmthit, për të mos akumuluar papastërtitë. Studimet me ultratinguj (eko), kanë treguar se çerek luge çaji me turmerik, shkakton kontraktime të tëmthit, duke nxjerrë jashtë gjysmën e përmbajtjes së tij.

Në këtë mënyrë, ndihmon në parandalimin e formimit të gurëvetëmthit. Po çfarë ndodh nëse në tëmth ekziston një gur që ju bllokon kanalet biliare? Kontraktimi që ndodh pas konsumimit të turmerikut, shkakton dhimbje. Megjithatë, për të tjerët, konsumimi i turmerikut ndikon në reduktimin dhe rrezikun e formimit të këtyre gurëve në tëmth dhe së fundmi në uljen e rrezikut të kancerit të tëmthit.

Megjithatë, konsumimi i tepërt i turmerikut mund të rrisë rrezikun e gurëve në veshka. Turmeriku është i pasur në oksalate të tretshme, të cilat mund të lidhen me kalciumin dhe të krijojnë formën më të zakonshme të gurëve në veshka. Këto oksalate janë përgjegjëse për më shumë se 75 për qind të rasteve me gurë në veshka. Ata që kanë tendencë formimin e gurëve në veshka, duhet ta kufizojnë konsumimin e oksalatit dietik në jo më shumë se 50 mg në ditë. Kjo do të thotë që të mos konsumojnë më shumë se 1 lugë çaji me turmerik në ditë. (Meqë ra fjala, turmeriku konsiderohet si i sigurt gjatë shtatzënisë, por pilulat e kurkumës jo.)

Rekomandimi im ditor prej një çerek luge çaji turmerik në ditë duhet t’i shtohet çfarëdo bime aromatike apo erëze tjetër (pa kripë) që ju pëlqeni. Edhe pse nga turmeriku kemi përfitime unike, arsyeja pse doza ditore inkurajon konsumimin e bimëve aromatike dhe erëzave në përgjithësi është sepse ka prova që edhe prej tyre përfitimet shëndetësore janë të shumta. Unë kam folur për rolin e shafranit, për shembull, në trajtimin e alzhajmerit (kapitulli 3) dhe depresionit (kapitulli 12). Erëzat e bëjnë ushqimin jo vetëm më të shijshëm, por edhe e përmirësojnë atë. Unë ju këshilloj që të keni një vend të veçantë në bufenë tuaj të mbushur me erëza dhe ta bëni zakon përdorimin e tyre për ta bërë sa më të shijshëm ushqimin.

Më poshtë do të gjeni një analizë më të detajuar të disa prej bimëve aromatike dhe erëzave, për të cilat ekzistojnë më shumë të dhëna shkencore. Do të përshkruaj disa nga studimet më interesante që ilustrojnë përfitimet e këtyre nxitësve të shijes dhe do të shpjegoj disa nga mënyrat më të thjeshta për t’i integruar ato në ushqimet tuaja.
Shtuar më 08/11/2019, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori