Qumështi i buburrecit, ushqim për të ardhmen
Pëlqej
Ekziston një lloj buburreci që nuk lëshon vezë, por që prodhon një lloj qumështi që shkencëtarët e konsiderojnë shumë të shëndetshme.

Buburreci njihet me emrin Diploptera punctata, me përmasa sa një kokërr kafeje dhe është një vivipar, çka do të thotë që sjell në dritë gjallesa plotësisht të formuara dhe të gjalla në vend që t’i inkubojë brenda vezëve.

Gjatë zhvillimit të tyre larvat e vogla ushqehen nga një sekrecion që prodhohet nga placenta e nënës. Pjesa më e madhe e gjitarëve janë vivipar, por vetëm një numër i vogël insektesh marrin këto karakteristika.

Duke e njohur këtë fakt një grup biologësh nga insituti i biologjisë të qelizave mëmë dhe mjeksisë rigjenerative në Indi vendosi të kërkojë, nëse kristalet e proteinës së qumështit kishin ngjashmëri me ndonjë substancë që gjendet në qumështin njerëzor ose në atë të lopës.

Ajo që zbuluan është një subtancë shumë e pasur në proteina që ka tri herë më shumë kalori se qumështi i buallicës. Pavarsisht vlerës kalorike të rritur, likidi ka treguar se është i qëndrueshëm dhe ka një mekanizëm për prodhim të kontrolluar të përbërësve.

Shkencëtarët besojnë se nëse arrihet të sintetizohet me sukses qumështi i buburrecit mund të kthehet në një përbërës ushqyes dhe i qëndrueshëm në të ardhmen. Kristalet janë si një ushqim i plotë dhe përmbajnë proteina, yndyrna, dhe karboidrate.

Nëse do të shohim, proteinat i kanë të gjithë aminoacidet esenciale, – komentoi për Times of india, Sanchari Banerjee, bashkëautor i studimit. Banerjee dhe kolegët e tij kanë arritur të fragmentizojnë qumështin e insektit të Paqësorit, përbërësit e të cilit i detyrohen lipoproteinave që njihen me emrin Lili-Mip.

Fillimisht ekipi nxori me kujdes likidin nga stomaku i embrioneve në zhvillim. Procedura e nxjerrjes së qumështit zgjati 54 ditë dhe u çua në laborator.

Kuptohet se nuk mund të nxirren sasi të mëdha të kësaj substance, por nëse deshifrohet sekuanca gjenetike e proteinës, kërkuesit besojnë se mund të sintetizohet në sasi të mëdha qumësht buburreci.

Bëhet fjalë për një qumësht që jo vetëm do të jetë burim për acide yndyrore dhe kalori për persona që vuajnë nga kequshqyerja, por është edhe efikas edhe për mjedisin. Që nga gjiri i lopës deri në shtëpitë tona kemi një gjurmë karboni.

Sipas qendrës së novacionit qumështor në SHBA, qumështi i lopës është përgjegjës për 2% të emetimeve totale të gazeve në vend, përafërsisht 2.112 centimër kub për litër. Në nivel botëror industria e qumështit është përgjegjëse për 4% të emetimeve të karbonit.

Nga ana tjetër për personat veganë është një alternativë mjaft e mirë, më e mirë se qumështi i bajameve. A do të kthehej qumështi i buburrecit në zgjidhje për urinë? Fillimisht njerëzit duhet të tejkalojnë vështirësinë e prejardhjes së këtij qumështi.

Kohë të vështira kërkojnë masa të vështira dhe shkëncëtarët po shpejtojnë të riprodhojnë kristalet që gjenden në qumështin e insektit. Por a do të jetë realisht i njëjti? “Është një ushqim me benefite graduale.

Nëse kërkoni një ushqim me vlera të larta kalorike, të plota dhe me sintetizim të ngadaltë, mos kërkoni më. Ky është ai që dëshironi,” – u shpreh shkencëtari. /Bota.al/
Shtuar më 11/12/2017, ora 23:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori