Noizy surprizon Cllevion, i dërgon dhuratë pas pajtimit, çfarë ndodhej brenda pakos

Prej kohësh ata ishin përfshirë në një debat virtual, i cili ka pushtuar rrjetet sociale dhe faqet rozë të mediave online. Por mesa duket, reperët Noizy dhe Cllevio vendosën t’i japin fund sherrit mes tyre i cili përfundoi dhe në dhunë fizike.

Përmes një video live në TikTok, Cllevio nën shoqërinë e miqve të tij i ka kërkuar falje Noizyt dhe si shkas për këtë është bërë ndërmjetësimi mes shoqërive të përbashkëta të dyshes. Ky i fundit i ka dëguar disa dhurata në banesë, nga linja e tij e veshjeve. Momentin kur Cllevio i merr dhuratat janë filmuar live në Instagram.

Cllevio, emri i vërtetë i të cilit është, Kleviol Ahmeti u përfshi në një sherr fizik me Noizyn disa muaj më parë. Cllevio së bashku me miqtë e tij shkuan te lokali i Noizyt në Durrës mirëpo u përballën me të papriturën. Noizy dhe miqtë e tij i dhunuan. Pamjet u bënë virale në rrjet e policia mori masa. Në burg përfundoi Cllevio, pasi kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest me burg’, ndërsa u proceduan në gjendje të lirë Noizy dhe i ati. Shkak i konfliktit mes tyre janë bërë ofendimet e shpeshta të Cllevios ndaj Noizyt.