U dëmtua në kokë teksa po notonte, i riu nga Saranda niset drejt Traumës

Një ngjarje ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës ku shtetasi me iniciale M. J., 30 vjeç dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në kokë, duke notuar në pishinë.

30-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Njoftim policie 

Sot, në mesditë, në spitalin e Sarandës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Dibër, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në kokë, duke notuar në pishinë. 30-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com