Qumështi dhe lidhja e tij me kancerin e gjirit
Jane Plant këshillon që ta nxirrni nga dieta juaj, qumështin dhe produktet e tij, sepse është shkaku kryesor i kancerit të gjirit.

Dy fakte rreth qumështit.

1. Qumështi i çdo specieje përdoret vetëm nga speciet e së njëjtës natyrë. Pra, qumështi tek kafshë të ndryshme shërben për ushqimin e të vegjëlve të tyre brenda të njëjtit lloj, shkruan Radio e Jashtme e Kinës, CRI. Përveç qënieve humane, asnjë kafshë nuk pi nga qumështi i një kafshe tjetër. Duke marrë shkas nga kjo logjikë, qumështi më i mirë për njerëzit është qumështi që marrin nga nëna e tyre në periudhën e gjidhënies. Përbërja e qumështit tek çdo specie është e ndryshme dhe përshtatet vetëm me kërkesat e trupit të të njëjtës specie.

2. Kërkesa më e lartë për qumësht është vetëm pas lindjes kur i porsalinduri nuk është në gjendje të konsumojë ushqime të tjera. Sipas ekspertëve qumështi nuk është bërë për ta pirë tërë jetën. Asnjë kafshë, përveç njeriut nuk pi qumësht gjatë gjithë jetës. Nga kjo rezulton se përdorimi i qumështit duhet të reduktohet me kalimin e viteve. Kërkesa më e lartë për qumësht është tek fëmijët deri në moshën 4 vjeç deri në daljen e dhëmbëve, të cilat do t'i duhen për të copëtuar si duhet ushqimin. Në fakt natyra ka ofruar sasinë dhe cilësinë e kërkuar nëpërmjet nënës, sasi kjo që shërben për të focuar shëndetin e fëmijës. Për vite të tëra besohej se bebja i siguronte antitrupat kur ishte ende në barkun e nënës. Megjithatë të gjithë e dinë që kjo ishte një bindje e gabuar pasi studimet kanë treguar se bebet vazhdojnë t'i marrin këto antitrupa edhe nëpërmjet qumështit të nënës.

"Colostrum" – një qumësht i veçantë i prodhuar në ditët e para pas lindjes përmban një sasi të lartë lactoglobuline, prandaj ai ka rëndësi jetike për shëndetin e ardhshëm të fëmijës. Antitrupat e qumështit janë të njejta me ato që ka nëna në gjakun e saj dhe mbrojnë fëmijën kundër sëmundjeve bakteriale dhe virale. Me pirjen e qumështitgjirit fëmijët mbrohen nga kolla, ftohjet, pneumonia, difteria, gastroenteriti, dizanteria dhe sëmundje të tjera virale. Më vonë, bebja do ketë aftësi të prodhojë antitrupat e vet. Edhe qumështi i lopës përmban antitrupa, por ato luftojnë kundër sëmundjeve të lopës, jo të njeriut. Kjo është edhe një nga arsyet pse disa njerëz me sistem të dobët tretës kanë probleme me mostretjen e qumështit të lopës.

Kalciumi tek qumështi: Njerëzit absorbojnë më pak kalcium nga kalciumi që gjendet tek qumështi i lopës në krahasim me qumështin e gjirit. Megjithëse qumështi i gjirit përmban pak kalcium, specialistët theksojnë se nuk është sasia ajo që ka rëndësi, por kalciumi që përthithet në varësi të raportit të kalciumit dhe fosforit tek qumështi, raport ky i papërshtatshëm tek qumështi i lopës. Dhe është pikërisht përthithja jo e duhur e kalciumit ajo që shton problemet me aciditetin dhe dhëmbët. Më pas kalciumi depozitohet në indet e buta, po ashtu edhe veshkat punojnë më shumë se normalja. Vendet që konsumojnë më pak qumësht kanë dhe nivel më të ulët të rasteve të prekjes ngfa kanceri. Një studim norvegjez zbuloi se përbërësit dhe hormonet tek qumështi mund të çojnë në shfaqjen e kancerit. /albeu.com/
Shtuar më 27/12/2017, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori