Qumësht dhe mjalt për të hequr njollat në lëkurë
Pëlqej
Shpesh vëmë re se kemi shenja në lëkurën tonë, ndonëse tregohemi shumë të kujdesshëm ndaj rrezeve të dëmshme të diellit, apo ushqimit tonë.

Për të zbardhur lëkurën dhe për ta pasur sa më të shkëlqyeshme, do të na shërbente mjalti me qumështin. Maska është shumë e thjeshtë dhe shumë e mirë.

Në fillim merrni një tas dhe shtoni një lugë gjelle qumësht, një lugë gjelle mjaltë dhe një lugë gjelle lëng limoni.

Përziejini bashkë dhe përhapeni në fytyrë dhe qafë për rreth 10 minuta. Pas kësaj procedure, lahuni me ujë të ftohtë. Këtë maskë përsëriteni 1-2 herë në javë. /albeu.com/

Shtuar më 14/09/2014, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori