Quhet ndryshe “gjaku i bardhë”, duhet ta konsumojmë apo jo qumështin
Pëlqej
Qumështi, i njohur ndryshe si gjaku i bardhë, është një ndër produktet më të konsumuara. Një gotë qumësht në mëngjes apo në darkë, në formën e një smoothie apo me drithëra e fruta, i vogël e i rritur, këtë produkt e kanë konsideruar si të pazëvenësueshëm.

Por, ditët e sotme konsumimi i qumështit ngre shumë pikëpyetje dhe kjo për shkak të cilësisë që ai ka në tregun tonë. Shpesh gjendemi para një dileme nëse duhet të blejmë qumësht apo nënproduktet e tij, duke menduar në këtë mënyrë të ulim rrezikun ndaj mikrobeve të laktozës.

Qumështin nuk mund ta konsumojnë të gjithë, pasi shumë prej tyre janë intolerantë, por për të marrë kalciumin ose vlerat që përmban qumështi, ju mund ta zëvendësoni atë.

Teknologët, specialistët e qumështit dhe profesorët shprehen gjithmonë të revoltuar për atë se çfarë tregu mban. Qarkullojnë zëra për një qumësht me kimikate për të rritur rezistencën e ruajtjes sa më gjatë.
Shtuar më 06/12/2018, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori