Qëndrimi për një kohë të gjatë ulur para kompjuterit, ja çfarë shkakton
Gjatë qëndrimit ulur, nuk është vetëm shpina ajo që dëmtohet, por edhe pozicioni i trupit në përgjithësi, sistemi i qarkullimit të gjakut, muskujt, nervat, sytë dhe truri.

Qëndrimi ulur është një ndër shkaktarët kryesorë të shumë sëmundjeve të kohëve moderne.

Ja një listë me problemet që shkakton në shëndet qëndrimi ulur për një kohë të gjatë (veçanërisht qëndrimi para kompjuterit) :

Tendosje të legenit
Muskuj abdominalë të butë
Mungesë përqendrimi
Dhimbje shpatullash dhe shpine
Shpinë jo elastike
Dëmtim të diskut vertebral
Qafë të tendosur
Qarkullim të dobët të gjakut në legen
Obezitet si pasojë e mungesës së aktivitetit fizik.

Gjëja më e mirë që mund të bëni për të përmirësuar shëndetin tuaj është të shmangni sa më shumë të mundeni qëndrimin ulur dhe të bëni sa më shumë aktivitet fizik./albeu.com/
Shtuar më 04/09/2016, ora 10:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori