“Kjo nuk do të jetë pandemia e fundit”, OBSH kritika gjithë botës

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve që të investojnë te sistemet e shëndetit publik, pasi theksoi se bota duhet të jetë më e përgatitur për pandeminë e ardhshme.

“Kjo nuk do të jetë pandemia e fundit,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për shtyp të hënën, “por kur të vijë pandemia e ardhshme, bota duhet të jetë gati, shumë më gati se kësaj here.”

Ai tha se shumë vende kanë neglizhuar sistemet themelore të shëndetit publik në vitet e fundit dhe u bëri thirrje qeverive të “investojnë te shëndeti publik si një investim për një të ardhme të shëndetshme dhe të sigurt”.

“Shëndeti publik është themeli i stabilitetit shoqëror, ekonomik dhe politik. Kjo do të thotë të investosh në shërbime të bazuara në popullatë për parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj sëmundjeve, “tha ai. “Unë u bëj thirrje të gjitha vendeve të investojnë te shëndeti publik dhe posaçërisht te kujdesi primar shëndetësor.”


Shtuar 8.09.2020 15:46