QKUK: Kush operohet tek ne, të mos shkojë jashtë për kurim
QKUK
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, në rastet të cilat mund të operohen dhe mjekohen në QKUK, të mos drejtohen për shërim jashtë vendi, pa u konsultuar paraprakisht me Klinikat e QKUK-së.

QKUK, është ballafaquar me pacientë të cilët kanë shkuar jashtë vendi për trajtim dhe nuk kanë marrë trajtimin e kompletuar, meqë kushtet financiare e kanë pamundësuar trajtimin e mëtejmë.

Rasti më i freskët është paraqitur në Klinikën e Neurokirurgjisë, kur pacienti I. Hasani, të cilit i ishte hequr qelbi në tru (abscesi), dy herët e kaluar ishte operuar në Lozanë të Zvicrës, por nuk e kishte kompletuar mjekimin, meqë nuk kishte mundësi financiare ta kompletonte atë.

Pas negocimit të familjarëve të pacientit me mjekët e QKUK-së, ai është shtrirë në Klinikën e Neurokirurgjisë, ku drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë, Dr. Prof. Arsim Morina, kishte kërkuar të bëhej Rezonanca Magnetike dhe ishte vërtetuar se pacienti ende kishte qelb në tru.

Pas ekzaminimit në fjalë u vendos që pacienti të operohej, në mënyrë që të hiqej në tërësi qelbi në trurin e vogël. Pas 3 orë e gjysmë të operacionit është hequr në tërësi qelbi dhe CT kontrolluese vërteton se pacienti tani është në gjendje të mirë shëndetësore. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2013, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori