Papa telefonon Zelenskyn: Dhimbje e thellë për ngjarjet tragjike në Ukrainë

Papa Françesku ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky sot, njofton ambasada e Ukrainës në Selinë e Shenjtë (Vatikan).

“Sot Papa Françesku pati një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ati i Shenjtë shprehu dhimbjen më të thellë për ngjarjet tragjike që po ndodhin në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Në një postim në Twitter, Zelensky tha se kishte falënderuar Papën për lutjet e tij, duke shtuar se “populli ukrainas ndjen mbështetjen shpirtërore të Shenjtërisë së Tij”.

“Falënderova Papa Françeskun që u lut për paqen në Ukrainë dhe një armëpushim. Populli ukrainas ndjen mbështetjen shpirtërore të Shenjtërisë së Tij”, shkroi Zelensky në Twitter.


Shtuar 26.02.2022 22:12