Qepa që lufton tuberkulozin
Një lloj i qepës mund të ndihmojë luftimin e rezistencës ndaj antibiotikëve në raste të tuberkulozit, është bërë e ditur në një studim të realizuar së fundmi.

Hulumtuesit besojnë se të mirat antibakteriale të nxjerra nga qepa persiane rrisin efektin e antibiotikëve ekzistues.

Ata kanë deklaruar që kjo mund të ndryshojë efektin e ilaçit rezistent në rastet e tuberkulozit, që infektoi 490,000 persona në vitin 2016.

Megjithatë ekspertët janë shprehur që ende janë duke u zhvilluar testime klinike, e që janë në fazat e hershme dhe ka nevojë për punë të mëtutjeshme.
Shtuar më 24/01/2018, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori