Numri i rasteve të diabetit të tipit 2 po rritet me shpejtësi, dhe sa i përket sëmundjes së rëndë, e cila kërkon terapi të përshtatshme dhe konsultime me mjekun, është e mundur të rregullohen simptomat dhe të reduktohen nivelet e
sheqerit në
gjak.
Ky problem shëndetësor po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë, dhe një nga shkaqet kryesore është zakoni i varfër jetësor dhe menaxhimi i jetës së çrregullt. Kjo është arsyeja pse është thelbësore të jesh fizikisht aktiv për të parandaluar, për të marrë trajtim mjekësor dhe për t'u kujdesur për peshën, transmeton kp.
Gjithashtu, duke konsumuar ushqim të shëndetshëm mund të rregulloni nivelin e
sheqerit në
gjak, si dhe të lehtësoni simptomat e sëmundjes. Pra, çfarë ushqimi duhet të hani për të parandaluar diabetin tip dy?
Një studim ka treguar se
qepa e
kuqe dhe e bardhë mund të ndihmojë rregullimin e nivelit të glukozës në
gjak.
Nutricionistet Julie Kelow dhe Sara Brever kanë zbuluar se duke konsumuar 100 gramë qepë të
kuqe mund të ulni shanset për të pasur diabetin e tipit 2.
Qepa e
kuqe është një burim i shkëlqyeshëm i quercetin, i cili është i rëndësishëm për shëndetin e zemrës dhe lufton kancerin.
Në një studim, pacientët me diabet hanë 100 gramë qepë të
kuqe në ditë, dhe rezultatet treguan se nivelet e
sheqerit në
gjak ishin kryesisht të rregulluara.
Qepa e bardhë dhe e
kuqe mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të
sheqerit në
gjak, duke i bërë ato të rëndësishme për njerëzit që kanë krizë insuline ose diabet.
Shtuar më 11/10/2018,
ora 19:23