Rusia akuza Ukrainës: Donin të vrisnin Putinin me dron, presidenti nuk u lëndua

Rusia ka akuzuar Ukrainën të mërkurën për përpjekje për një sulm me dron në Kremlin me qëllim të vrasjes së presidentit Vladimir Putin.

Pretendimi u bë nga Kremlini dhe u raportua nga agjencitë ruse të lajmeve.

Putin nuk u lëndua dhe nuk pati dëme materiale në ndërtesat e Kremlinit, thanë zyrtarët rusë.

Kremlini paralajmëroi se Rusia rezervon të drejtën për t’u hakmarrë dhe se e konsideroi sulmin e supozuar si një sulm “terrorist”.

“Kremlini i ka vlerësuar këto veprime si një akt të planifikuar terrorist dhe një atentat ndaj presidentit në prag të Ditës së Fitores, Paradës së 9 Majit”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

Kremlini tha se Putin nuk e kishte ndryshuar orarin e tij dhe po punonte si zakonisht.


Shtuar 3.05.2023 13:50