Pse të shkojmë tek mjeku kur ndihemi mirë?!

Shëndeti. Atributi më i vyer. Mënyra e shëndetshme e jetesës, të ushqyerit siç duhet, ushtrimi fizik i lehtë, evitimi i stresit përbëjnë disa nga synimet e njeriut të sotëm për ruajtjen e shëndetit të tij të mirë. Të gjitha këto duhet të shoqërohen nga kontrolle mjekësore të rregullta parandaluese (Check up), “badigardin” absolut të shëndetit tonë. Ju ofrojmë paketa të posaçme për t’u kujdesur për shëndetin. Parandaloni në kohë, kujdesuni për shëndetin tuaj!

Spitali Amerikan ofron paketa nga më të ndryshmet lidhur me ekzaminimet periodike dhe specifike që pacientët e çdo grupmoshe duhet të kryejnë. Deri në fund të vitit 2016 Spitali Amerikan ofron paketat Check Up-e të përgjithshme më një sërë ekzaminimesh të nevojshme në çmime tejet favorizuese si për meshkuj dhe femra për grupmoshat mbi dhe nën 40 vjeç.

Tashmë, të gjitha pacientët e të gjithë grupmoshave mund të kontrollohen dhe parandalojnë në kohë problemet shëndetësore, sëmundjet dhe të gjitha llojet e patologjive.

Laboratori Qendror gjithashtu ofron paketat e vlefshme që çdo prind duhet të kryejë për mirëqënien dhe kujdesin ndaj fëmijëve të tyre. Të dyja paketat pediatrike të lançuara në këtë sezon me ekzaminimet e nevojshme janë një fillim i mirë për t’u siguruar për shëndetin e fëmijëve.

Pse t’i nënshtrohemi Check Up- it edhe kur nuk kemi shqetësime?! Ja disa nga arsyet:
• Diagnostikimi në stadet e para të sëmundjes çon në ecuri më të mirë të saj.
• Studimi i stilit të jetesës (përdorimi i cigares, alkoolit, apo sjellje të tjera me risk) dhe i historisë mjekësore personale dhe familjare gjatë vizitës së Check Up ndihmon në parandalimin e sëmundjeve.
Check Up - i juaj nuk vlerëson vetëm mirëqenien tuaj fizike, por edhe shëndetin tuaj mendor.
• Vizita e përvitshme tek mjeku juaj ndihmon në krijimin e një marrëdhënie më komode mjek-pacient.
• Ndjekje e vazhdueshme gjatë vitit e problemeve shëndetësore nga gjithë stafi mjekësor.
• Dhe…. Sepse ju jeni më të qetë kur ia besoni shëndetin tuaj profesionistëve!

Ndjenja e shëndetshme dhe të qenurit i shëndetshëm nuk janë gjithmonë e njëjta gjë. Realizimi i një kontrolli periodik është i rëndësishëm edhe nëse nuk jeni të sëmurë dhe ka për qëllim që të përcaktojë statusin tuaj shëndetësore, për të mësuar në lidhje me rreziqet që ju mund të keni thjesht për shkak të historisë suaj familjare, për të zbuluar shenjat e hershme të sëmundjeve kur shanset tuaja për trajtim dhe shërim janë më të mira, identifikimin e faktorëve te rrezikut për sëmundjet e zakonshme kronike, zbulimin e sëmundjeve që nuk kanë simptoma të dukshme dhe menaxhimin sa më të lehtë të sëmundjes që keni tani.
Për të mbrojtur dhe ruajtur shëndetin…parandaloni në kohë, kontrollohuni tani!
Shtuar më 02/09/2016, ora 17:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori