Makina ra në humnerë, aksident i frikshëm në Berat

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Berat ditën e sotme.

Burimet nga policia bëjnë me dije se në aksin Rrugor, Berat-Sinjë, në fshatin Mbreshtan S.T, duke drejtuar automjetin ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Për pasojë është plagosur shoferi, i cili ndodhet në spitalin e Beratit ku po merr ndihmë mjekësore.

Njoftimi i plotë:

Berat/Informacion paraprak

Sot, në aksin Rrugor, Berat-Sinjë, në fshatin Mbreshtan shtetasi S.T, duke drejtuar automjetin ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili është shoqëruar në Spitalin Rajonal Berat.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 27.12.2021 10:22