Tragjedi në Turqi/ Përmbyset autobusi, humbin jetën 5 pasagjerë, mes tyre një i mitur

Pesë persona kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Dijarbakir të Turqisë.

Siç raportojnë mediet turke, mes viktimave është edhe një fëmijë. Aksidenti tragjik ndodhi kur autobusi me të cilin po udhëtonin pasagjerët, humbi drejtimin, doli nga rruga e u përmbys.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit sot.

Sipas të dhënave paraprake, 5 persona, përfshirë një fëmijë, u vranë dhe 22 persona u plagosën kur një autobus pasagjerësh u përmbys në Dijarbakır,” transmeton kanali televiziv TRT Haber në Turqi.

Sakaq nuk dihet ende numri total i pasagjerëve që ndodheshin në autobus.

Sipas informacioneve të deritanishme, drejtuesi i autobusit dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të rrëshqitjes së rrugës për shkak të shiut që ka përfshirë zonën ditët e fundit./Albeu.com/