Pse konsumimi i kosit bën magji për meshkujt
Sipas studimeve të mëparshme, kosi mund ta zvogëlojë dukshëm rrezikun e kancerit kolateral te meshkujt. Ky lloj kanceri është një nga tipat më të përhapur të kancerit, që i prek zakonisht meshkujt.

Healthcentral shpjegon se si kosi ndikon në shëndetin e zorrëve sidomos te meshkujt. Sipas studiuesve, kosi përmban dy lloje të baktereve që njihen për aftësinë e reduktimit të prodhimit të disa kimikaleve që mund ta shkaktojnë kancerin në traktin digjestiv.

Ky studim i bërë, ka përfshirë edhe disa femra, mirëpo nuk kanë gjetur ndonjë lidhshmëri në mes të kosit dhe problemeve me zorrë.

Sipas shkencëtarëve të HarvardUniversity, kosi ka potencial të lartë të luftojë qelizat kancerogjene, prandaj këshillohet të jetë pjesë e dietës tuaj. Një jogurt përmban kalcium, proteina, vitaminë B12, magnez dhe probiotikë. Këta përbërës e mbajnë trupin të shëndetshëm duke përmirësuar sistemin e tretjes, duke e luftuar obezitetin dhe duke luftuar inflamacionet.

Kosi i duhur, të cilin duhet ta konsumoni është ai që përmban sasi më të ulët të sheqerit, përmbajnë baktere aktive dhe proteina.
Shtuar më 30/07/2019, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori