Pse kafeja ndikon ndryshe tek njerëzit
Pirja e kafesë është një veprim që nuk është i njëjtë për të gjithë. Efektet e saj ndryshojnë në varësi të individëve dhe të organizmit të tyre.

Ekspertët e kanë ngushtuar këtë dukuri në tri arsye të vetme që i kanë treguar shkurt dhe qartë. Tek dikush kafeja ndikon me pagjumësi e tek dikush tjetër me relaks, pra është relative.

Tre komponentet kryesorë që ndikon kafeja janë;

Gjenet:
Ndryshueshmëria gjenetike mund të jetë njëri nga komponetet e shpjegimit pse kafeina ndikon ndryshe tek përsonat, pra varet se si organizmi juaj i përgjigjet kafeinës.

Mosha:
Disa nga ndikimet e kafesë janë të lidhura edhe me moshën, pra njerëzit më të vjetër pësojnë ndryshime në organizëm dhe rëndom reagojnë ndryshe ndaj kafeinës prej njerëzve më të ri në moshë.

Zakoni:
Njeriu që zakonisht konsumon kafe, krijon një lloj pakti me kafeinën dhe më nuk vërehet asnjë ndikim, derisa tek përsonat që konsumojnë kafe jo-rregullisht ndodh e kundërta.

Efektet kanë jetëgjatësi deri në momentin kur njeriu krijon një rutinë të përdorimit të kafesë, pastaj gjithçka ndryshon. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2016, ora 13:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori