Ish i dashuri i Rita Orës, Dua Lipa në lidhje me regjisorin francez? (FOTO LAJM)

Dua Lipa thuhet se është në lidhje me ish të dashurin regjisor të Rita Orës, Romain Gavras.

Këngëtarja u pa duke u largua nga festa e këtij viti e të çmimeve BAFTA të Netflix në Londër me Romain, javën e kaluar.

Regjisroi ndiqte pas Duan me një kapuç në kokë duke tentuar të fshihet. Dyshja hypën në të njëjtën makinë dhe u larguan.

“Dua dhe Romain po njihen prej disa muajsh në fshehtësi”, tha nëj burim për The Sun.

Por kujtojmë se regjisori Romain ishte në lidhje me yllin shqiptar të njohur në gjithë botën, Rita Orën. Lidhja e tyre ishte publike për gjashtë muaj, përpara se ndarja e tyre të konfirmohej në mars 2021./albeu.com/


Shtuar 26.02.2023 12:59