Lëvizte lart e poshtë me dy pistoleta në çantë, arrestohet 30 vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes të lëndeve narkotike në doza të vogla.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë me vete dhe që merren me shpërndarjen e lëndëve narkotike, u arrestua në flagrancë të shtetasi E. T., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të sotëm u kontrollua nga policia e cila gjeti në çantën e tij të dorës 2 armë zjarri pistoletë të cilat janë dërguar për ekspertim për gjendjen e tyre teknike, një sasi municioni luftarak, një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, dhe një armë të ftohtë (dorezë).

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ” “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Armëmbajtja pa leje”.


Shtuar 4.10.2020 08:00