Ultrasit e Frankfurt përplasen fizikisht me ato të West Ham, tavolina dhe shishe “fluturojnë” në ajër (VIDEO)

Tifozët e West Ham janë sulmuar nga ultrasit e Eintracht Frankfurt në qytetin gjerman për natën e dytë radhazi.

Një grup tifozësh të Frankfurtit të veshur të gjithë me të zeza dhe me maska ​​​​për fytyrën, që besohet të jenë ultras të klubit, sulmuan lokalin irlandez të Waxy, ku tifozët e “Hammers” po shikonin gjysmëfinalen e Champions League.

U hodhën sende të forta dhe pamjet tregojnë se gjermanët po arratiseshin pasi tifozët e West Ham filluan të hakmerreshin.

Mbështetësit e “Hammers” filluan të hidhnin jashtë stolat, shishet dhe çdo gjë që u vinin në dorë për t’u mbrojtur.

Besohet se ultrasit kanë qenë në Frankfurt në kërkim të mbështetësve të West Ham dhe kanë zgjedhur të sulmojnë tifozët që mblidheshin në Waxy’s pasi ishin të pakët në numër.

Qindra fansa anglezë ishin mbledhur në lokalin e Riley-t aty pranë, por u shmangën nga ultrasit.

Për fat të mirë, nuk ka pasur raporte për lëndime, ndryshe nga sulmi i së martës, kur një burrë nga Chelmsford u dërgua me urgjencë në spital me një hundë të dyshuar të thyer dhe dhëmbë të thyer.

Një tjetër pësoi një buzë të copëtuar pas sulmit, i cili ndodhi në pijetoren Fox and Hounds në qendër të qytetit./ h.ll/albeu.com