Pse duhet të konsumojmë patate
Patatja është një perime që ka një rol të rëndësishëm në luftën kundër tensionit të lartë të gjakut, po ashtu i bën mirë edhe shëndetit të kockave.

Ekzistojnë me mijëra përgatitje të ndryshme, por edhe thjesht të pjekura në furrë, të skuqura ose në formën e puresë janë një ushqim me sukses të sigurt. Janë aq të mira sa që shpeshherë harrojmë të mirat shëndetësore që na falin! Sot do të zbuloni shumë nga vetitë e tyre, si dhe do të mësoni edhe ndonjë këshillë të veçantë.

Patatet janë bimë barishtore që i përkasin familjes “Solanacee”. Janë të përbëra nga rreth 78% ujë, posedojnë rreth 85 kalori për 100 gramë të produktit, 1,6 gramë fibra, si dhe janë shumë të pasura me karbohidrate nën formën e nishestesë (rreth 20 gramë). Ndër të tjera, patatet përmbajnë edhe kalium, fosfor, kalcium, natrium dhe hekur; po kështu edhe disa vitamina, mes të cilave C, A dhe disa të tjera të grupit B.

Vetitë që i karakterizojnë ato

Prania e kaliumit, fibrave, vitaminës C dhe B6, dhe mungesa e sodiumit, i bën patatet një aleat të vlefshëm të zemrës. Për të luftuar hipertensionin ndihmojnë kalciumi dhe magnezi që gjendet në to. Hekuri, fosfori, kaliumi, magnezi dhe zinku u bëjnë mirë ndër të tjera shëndetit të kockave. Patatja përmban mangan, substancë pak të njohur, që luan rol të rëndësishëm në futjen e proteinave në organizëm si dhe luan rol të rëndësishëm në uljen e nivelit të kolesterolit të keq.

Patatja është kyçe në ndërtimin e eshtrave dhe mbron nga osteoporoza. Edhe lëkura përfiton shumë të mira nga vitamina C e patateve. Në lëvoren e saj gjendet një sasi solide e vitaminave C, rreth 29 mg në një patate të madhe, që është gjysma e nevojës për dozë ditore. Për këtë arsye, ju duhet të konsumoni edhe patate, sepse forconi sistemin tuaj imunitar, por edhe ndihmoni në shërimin e plagëve. Gjithashtu patatja është e pasur me fibra, e kjo sidomos vlen nëse e hani me lëvore. Një patate përmban rreth shtatë gramë fibra, prandaj gjellët ku është e përfshirë patatja ju ngopin dhe ju mbajnë të ngopur shumë më gjatë, por edhe nxisin tretjen e ushqimit.

Ngrënia e një porcioni dy herë në ditë mund të ulë tensionin e gjakut, thonë hulumtuesit. Për më shumë, duket se prej tyre nuk shkaktohet shtim në peshë. Patatet në mikrovalë, pa gjalpë, vaj apo keçap janë më të mirat për shëndetin, thonë shkencëtarët. Patatet e pjekura dhe të ziera, duke përfshirë purenë, janë po ashtu të pranueshme. Një hulumtim i mëparshëm ka treguar që patatet përmbajnë “shyto”-n, kimikatin e ngjashëm me ato që gjenden në medikamente për tensionin e gjakut. Patatet kanë më pak kalori se orizi dhe pastat. Ato janë po ashtu, siç e përmendëm edhe më lart, burim i mirë i vitaminës B, magnezit, kaliumit dhe zinkut. Kanë pak kalori, nuk kanë kolesterol, ndërsa për uljen e këtij të fundit ju ndihmojnë fibrat që patatet kanë.
/albeu.com/

Shtuar më 12/01/2016, ora 12:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori