I pasur me kripëra minerale, kalcium, hekur, fosfor dhe vitamina A, C, B1 dhe B2,
brokoli është një perime e shkëlqyer për shëndetin tonë dhe në këtë sezon mund të përfitojmë shumë prej vetive të tij ushqyese. Gjen shumë përdorime në kuzhinë, por sot do të përgatisim një supë kremoze me
brokoli, një pjatë e thjeshtë, por vërtet e ushqyeshme dhe e shëndetshme, shumë e dobishme për organizmin tonë.
Përbërësit
700 gr kërcej
brokoli (lini disa mënjanë
500 ml brodo
perimesh
2 qepë të vogla
8 degëza majdanoz
1 gjethe dafinë
4 lugë gjelle djathë i grirë
2 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë dhe piper
Përgatitja:
-Grini qepët dhe hidhini në një tenxhere:
shtoni vajin e ullirit dhe dy lugë brodo
perimesh dhe përziejini në nxehtësi mesatare sa të marrin shije.
-
Shtoni kërcejt e bronkolit të pastruar dhe të prerë nhttp://www.albeu.com/dokumenta/foto/supa3.jpgë kubikë,
shtoni pjesën tjetër të brodos dhe më tej
shtoni edhe majdanozin e dafinën.
-Kur të marrë valë, ulni nxehtësinë dhe lëreni të ziejë për 20 minuta.
-Hiqni më pas dafinën dhe majdanozin, frulojeni supën në mikser dhe më pas rivendoseni përsëri në zjarr.
-
Shtoni copat e brokolit të lëna mënjanë, ziejeni supën edhe për 10 minuta, rregullojeni me kripë e piper dhe
shtoni djathin e grirë. Shërbejeni pjatën të nxehtë.
Shtuar më 23/02/2021,
ora 11:07