Provojeni “pastruesin” natyral të gojës!
Të gjithë duam të kemi dhëmbë perfektë. Më poshtë, albeu.com.ju sjell një recetë se si të arrini këtë gjë.

Përbërësit:

½ e lugës kanellë pluhur,
1 lugë mjaltë,
½ e lugës sodë bikarboni,
2 dcl ujë të ngrohtë,
2 limonë.

Përgatitja:

Në ujë të ngrohtë e shtoni mjaltin dhe e përzieni në zjarr derisa të shkrihet, më pas shtoni sodë bikarboni, kanellë dhe në fund limonët. Masën e shtoni në kavanoz dhe përzieni gjithçka.

Për aromë të freskët të gojës e përdorni çdo mëngjes pasi t’i keni pastruar dhëmbët, dy lugë të lëngut i mbani në gojë për 4 minuta dhe më pas e hidhni jashtë. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2018, ora 14:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori