Projektohet veshi Bionik i krijuar nga nje printer 3D (VIDEO)
Shkencëtarët në Universitetin Prinston kanë projektuar një vesh Bionik që mund të dëgjoje më mirë se veshët e njeriut. Ai është printuar duke përdorur një printer 3D. Studiuesit e Princeton në thelb printuan qelizat dhe pjeseza mikroskopike, dhe pastaj kombinuan një antenë të vogël spirale me kërc për të krijuar këtë vesh "Bionik", sipas universitetit. Rezultati ishte një organ plotësisht funksional që mund të dëgjoje frekuencat e radios një milion herë më të larta se veshët tone njerëzore.

McAlpine dhe ekipi i tij kërkimor perdori një printer 3D për të printuar qelizat me pjeset elektronike. "Veshi" ishte vënë pastaj në një pjatë për 10 javë qe qelizat të ktheheshin ne inde kërcore. "Ju mund të keni një jetë normale, të shëndetshëme njerëzore, mesatare dhe te shtoni kete vesh bionik per te patur superfuqi" tha McAlpine. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2013, ora 13:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori