Komisioni i Reformës Zgjedhore, Gjiknuri: Do të kërkojmë asistencën e OSBE dhe ndërkombëtarëve

Ka nisur mbledhja e parë e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Mbledhja drejtohet nga dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj.

Në fjalën e tij, Gjiknuri tha ndër të tjera se komisioni duhet të dalë me vendime konsensuale. Po ashtu ai bëri të ditur se do t’u drejtohen për asistencë OSBE-së dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Vendimet në komision duhet të jenë konsensuale. Të dy bashkëkryetarët kanë të drejtën e vetos. Kemi disa rekomandime të reja. Pastaj palët mund të diskutojnë edhe për çështje të tjera që mund të ngrihen gjatë debatit. Jam i bindur se do të bëjmë maksimumin. Nuk dua të ndalem te përmbajtja e rekomandimeve. Do kërkojmë asistencën e OSBE siç ka qenë tradita. Në vendimin e Kuvendit ne do të kërkojmë mbështetje edhe nga organizma dhe partnerë të tjerë siç është ambasada amerikane, përfaqësimi i BE dhe unë bashkë me bashkëkryetarin do tu drejtohemi me një letër që të na ofrojnë asistencë.

Në bazë të traditës bashkë me kryetarin do të propozojmë edhe një numër ekspertësh. Të shmangim debatet e errëta politike. Kjo është një sallë që duhet të dalim me konkluzione”, tha Gjiknuri.

Komisioni i reformës zgjedhore përbëhet nga 18 anëtarë. Mazhoranca socialiste ka 9 anëtarë, PD-ja 6 anëtarë dhe anëtarët e tjerë janë Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi dhe Petrit Vasili.

Anëtarët e PS janë: Blerina Gjylameti, Klotilda Bushka, Toni Gogu, Ermonela Felaj, Arben Pëllumbi, Blendi Klosi dhe Klevis Xhoxhi.

Në Partinë Demokratike është propozuar edhe Oerd Bylykbashi. Anëtarët e PD janë: Oerd Bylykbashi, Grida Duma, Dashnor Sula, Kreshnik Çollaku, Lindita Metaliaj, Seladin Jakupllari, Ervin Salianji, Eralda Bano.