Produktet e bukurisë që nuk duhet të ndahen me të tjerë
Produktet e kozmetikës kanë një rëndësi të madhe gjatë përdorimit, ato nuk duhet të ndahen dhe të përdoren në mënyrë të përbashkët me shoqet. Kjo është një mënyrë e mirë për të shmangur infeksionet e ndryshme që mund të shkaktojmë për shkat të përdorimit të produktit me shoqet. Ka disa produkte që duhen të jenë vetëm personalë si:

Kutia e kremit
Futja e gishtave nëpër kutitë e kremit bën që të krijohen koloni të tëra bakteresh e mikrobesh. Edhe nëse mikesha juaj i lan duart para se të prekë kremin, ka shumë mundësi që ajo sërish të transmetojë bakteret e fytyrës apo të duarve.

Buzëkuqi
E kush nuk i ka lyer ndonjeherë buzet me buzëkuqin e shoqes? E kemi bërë këtë gjë në fakt pa ditur rreziqet që mund të sjellë. Herpesi për shembull është një lloj virusi që mund të shpërndahet lehtesisht.

Rimeli
Duke qene se qerpiket përmbajne plot baktere, ato mund ta infektojne rimelin duke shkaktuar kështu irritime të syve, keratit (inflamacion i kornese se syrit) si dhe herpes. Edhe pse mikesha juaj nuk mund të ketë asnjë lloj shenje infektimi, mikrobet mund të qëndrojne atje dhe pas disa javësh mund të shfaqen simptomat.

Sfungjeret e përhapjes së tonëve
Ato mund të grumbullojne me shumicë papastërti, mikrobe dhe baktere. Duhet t’i mbani vetëm për vete dhe duhet t’i pastroni shpesh. Një herë në javë duhet t’i lani me ujë të ngrohtë dhe shampo e me pas duhet t’i lini të thahen në një vend të ajrosur mirë.

Pincat e vetullave, mund të transmetojnë infeksione të ndryshme sidomos nëse kur hiqni ndonjë qime del gjak. Pinca duhet dizinfektuar pas cdo përdorimi me alkool 70°. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2015, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori