Produktet dhe bimët mjekësore që duhet të përdorni kundër gripit
Erëzat dhe bimët mjekësore janë ndër aleatët më të mirë të organizmit në stinën e gripit. Ato forcojnë sistemin imunitar dhe e ndihmojnë atë të mbrojë organizmin në mënyrë më efikase ndaj viruseve. Për më tepër, ato ndihmojnë në shërimin e trupit nga infeksionet shumë herë më shpejt.

Shtogu
Përdorimi i shtogut që në simptomat e para të gripit shkurton kohëzgjatjen dhe zbut ashpërsinë e gripit.

Shtogu mund të merret në formë çaji apo shurupi. Studime të ndryshme kanë konfirmuar se marrja e 15 ml shurup shtogu katër herë në ditë zvogëlon kohëzgjatjen e simptomave të gripit me të paktën 4 ditë.

Hudhra
Hudhra është shumë efikase në eliminimin e mikrobeve.

Atë mund ta gatuani ose ta hani të freskët.

Nëse e tresni hudhrën në mjaltë apo uthull molle, do të merrni vlera të dyfishta. Rekomandohet prerja ose shtypja e hudhrës të paktën 10 minuta përpara gatimit. Në këtë mënyrë, hudhra do të ketë kohën e duhur për të çliruar substancën më mirëbërëse të saj, alicinën.

Përbërësit
1 filxhan çaji me mjaltë

10 thelpinj hudhër të plotë ose të shtypur sipas preferencës

1 filxhan çaji me uthull molle

Udhëzimet
Përziejini të gjithë përbërësit deri sa të përfitoni një masë homogjene. Më pas, masën hidheni në një kavanoz qelqi dhe ruajeni në frigorifer. Përpiquni të konsumoni dy lugë gjelle nga kjo kurë shëndetësorë çdo mëngjes kur jeni me grip. Efektet janë më të forta gjatë pesë ditëve të para të konsumit të kurës me uthull, mjaltë dhe hudhra.

Çfarë duhet të bëni patjetër kur jeni sëmurë
Rregulli i përgjithshëm kur jeni sëmurë është që për çdo ditë që keni temperaturë të merrni një ditë pushim.

Trupi ka nevojë për pushim që të rimëkëmbet dhe ta luftojë gripin. Nëse nuk i jepni kohën që i nevojitet, do të jeni më të brishtë dhe një shënjestër më e lehtë për infeksionin e radhës.

Sa i përket ushqimit, idealja është lëngu i mishit, përfitimet e të cilit mund t’i lexoni këtu. Pasi të jeni bërë më mirë, ndërroni çarçafët e këllëfët e jastekëve, pizhamat e çdo gjë tjetër ku jeni shtrirë. Ndërroni edhe furçën e dhëmbëve dhe vazhdoni të hani supa. Shmangni sheqerin dhe produktet e bulmetit deri sa të jeni shëruar plotësisht.

Shtuar më 13/11/2020, ora 23:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori