COVID/ 8 viktima në Maqedoninë e Veriut, bilanci i 24 orëve të fundit

Tetë viktima dhe 82 raste të reja me Covid janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila informon se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.211 testime të realizuara, 82 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin vdekjeprurës dhe 8 persona kanë ndërruar jetë.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit kanë regjistruar 265 pacientë të shëruar./albeu.com/