Probleme serioze në trajtimin e pacientëve të dializës
Pacientët të cilët vuajnë nga sëmundjet e rënda të veshkave, rrezikojnë më tej shëndetin e tyre për shkak të mungesës së infrastrukturës, kushteve dhe trajtimit cilësor të nevojshëm mjekësor.

Për një kohë të gjatë, një pjesë e të sëmurëve që trajtohen me dializë hasin probleme si pasojë e mungesës së aparaturave ose gjendjes së keqe të tyre, mungesës së këtij trajtimi në vendin ku jetojnë, probleme të transportit drejt qytetit ku marrin shërbimin e sidomos për shkak të rritjes së mëtejshme të të sëmurëve me veshka nga viti në vit, fluksi i pacientëve bëhet gjithnjë e më pengues në dhënien efektive të shërbimit të dializës.

Që prej vitit 2004-2005 kur ky shërbim u vu në dispozicion për të gjithë pacientët që vuajnë nga sëmundjet e veshkave, duket se koha ka mbetur në vend dhe zhvillimet e mjekësisë apo teknologjisë nuk kanë gjetur vend në këto hapësira.

Puna e palodhur e mjekeve dhe e stafit nuk ka mundur ti japë hapësirën e duhur pacienteve, ku shtrihen deri në 6 shtretër, me ambjente pakondicionim, me aparatura terësisht të amortizuara, godinë ku pacientët duhet të ngjiten e zbresin shkallët nëpër kate pasi ashensorët nuk ekzistojnë.

Sipas pacientëve mungojnë kushtet minimale të trajtimit aspirim-ventilim-kondicionim ku të gjitha toksinat i marin sërish pacientët. Që prej fillimit, dializa kryhej me 2 turne/ditë më pas me shtimin e pacientëve u bë me 4 turne; për pacientët që vinin nga qytetet e largëta. Për rrjedhojë aparaturat tejkalojnë orët e punës nuk funksionojnë dhe gjithmonë rrezikon të ndërpritet procesi here pas here në moment dhe shfaq defekte. Në turnin e katërt ka personel të reduktuar mjekësh, të cilët me fluksin e madh të punës nuk e përballojnë dot ti përgjigjen nevojës së pacientit.

Kjo është panorama që çdo pacient i dializës ndesh çdo herë që ka për të marrë shërbimin e dializës në një prej qyteteve ku mundësohet ky shërbim, në qytetin e Elbasanit.
Nisur nga studimet e kryera, 50–60 persona për një milion banorë në vit, humbasin plotësisht funksionin e veshkës, rreth 175 raste të reja në vit kanë nevojë të trajtohen nëpërmjet dializës. Në vitin 2008 trajtheshin rreth 240 pacientë ndërsa sot numërohen të jenë mbi 800 pacientë në të gjithë republikën, pra ka ende pacientë të patrajtuar.

Në kushte të tilla dhe referuar gjendjes së përkeqësuar të shërbimit, mungesës së investimeve që prej 2005 në këtë qëndër dhe në qendrat e tjera shtetërorë të dializës në vend; nevoja për t’u dhënë një zgjidhje dhe zhvillim këtyre qendrave e sidomos rritjen e shërbimit cilësor për pacientët gjithnjë e në rritje; duhet të përmbushet menjëherë dhe sipas rregullave që paracakton legjislacioni shtetëror në ndihmë të nismave dhe fondeve për përmirësimin dhe zhvillimin e sektorit të shëndetësisë.

Investimi më i ri në godinën e re që pritet te rikonstrukohet dhe të vihet në dispozicion të pacientëve me probleme nga sëmundjet e veshkave, është një projekt investim i cili pritet të finalizohet sipas një plan ndërtimi që përmbush të gjitha standartet e kërkuara për të ofruar këtë shërbim në vend, bazuar në modelet më të mira dhe moderne te vendeve te zhvilluara.
Shtuar më 16/02/2016, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori