Probleme me rënien e flokëve? Ja zgjidhja
Problemet e flokëve në vjeshtë janë problemi që e ndeshim të gjithë, pavarësisht nga mosha.

Mund të jenë një sërë faktorësh që numërohen si shkaktarë të rënies në periudhën e vjeshtës: gjenetika, stresi, faktorë të mjedisit, depresioni, shtatzënia, kequshqyerja etj. Është një problem kritik, kështu që duhet trajtuar në kohë, sepse më vonë mund të sjellë pasoja më të mëdha.

Është shumë e rëndësishme të dish ҫfarë e shkakton problemin e rënies së flokëve, megjithatë me maska natyrale mund ta trajtosh gjithmonë, sidomos me të verdhë veze shkruan Class.

Opsione të tilla si medikamente mjekësore mund ta përmirësojnë rënien për një periudhë të shkurtër, por nuk të garantojnë problemin e përhershëm, ndaj trajtimi në shtëpi është gjithmonë funksional.

Vezët, siҫ dihet, janë të pasura me proteina të cilat ndihmojnë në forcimin e rrënjës së flokëve. Por janë gjithashtu edhe të pasura me vitamina: A kundër zbokthit, B që ndihmon flokut me oskigjen, Vitamina D stimulon rritjen e flokut, ndërsa E përmirëson qarkullimin e gjakut. Ҫaji jeshil është një antioksidant i skëlqyer dhe një stumulues i rritjes së flokut.

Përbërësit:

E verdhë veze – 1

Ҫaj jeshil – 2 lugë gjelle

Përgatitja:

Ajo ҫfarë të nevojitet është vetëm të përziesh mirë bashkë dy përbërësit derisa të përfitosh një masë homogjene. Aplikoje maskën duke filluar me skalpin e duke mbuluar rrënjët e deri në maja. Mbuloje me një kapuҫ dushi dhe mbaje për 30 minuta. Përdore maskën të paktën tri herë në javë për të marrë rezultatin e dëshiruar./albeu.com/



Shtuar më 06/11/2016, ora 10:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori