Probleme me gjumin, ja zgjidhja
Një ndër problemet më të mëdha të individëve që kanë problem të ndryshme dhe që janë të stresuar në jetën e tyre të përditshme, ëshë pamundësia për të fjetur.

Shumë prej kësaj kategorie ndjekin klasa meditimi, ku mund të arrijnë qetësinë shpirtërore dhe të munden të bëjnë një gjumë të qetë. Në këto klasa medititimi mësohen metoda të cilat mund ta arrijnë atë, shumë lehtë.

Metoda më e përdorur është metoda “4 – 7 – 8 “.

Mënyra së si proçedohet është kjo:

1.Merrni frymë qetësisht nga hunda juaj për 4 sekonda.

2.Mbani frymën tuaj për 7 sekonda.

3.Nxirrni frymën tuaj ngadalë nga goja juaj për 8 sekonda.

Kur ju jeni të stresuar apo të shqetësuar, sasia e adrenalinës në gjakun tuaj rritet dhe frymëmarrja juaj bëhet më e shpejtë. Kjo stërvitje e frymëmarrjes vepron si një lloj qetësuesi.

Ngadalësimi i frymëmarrjes tuaj në këtë mënyrë ngadalëson ritmin e zemrës tuaj, duke iu qetësuar shumë shpejt; kjo është thjeshtë psikologji!

Ky ushtrim ka një rol shumë të rëndësishëm dhe në qetësimin e mendjen pasi bën që në të jemi plotësisht të fokusuar në frymarrjen tonë.

Sipas mjekëve, në ato momente sistemi qendror nervor gradualisht zvogëlon aktivitetin e tij, dhe ndjenjat e ankthit zhduken.

Në fund të këtij ushtrimi do kuptoni që i gjithë trupi juaj do të qetësohet dhe do arrini një paqe e cila lehtësisht mund të përkthehet në një gjume të thelle dhe qetësues për trupin dhe mendjen. /albeu.com/
Shtuar më 27/07/2016, ora 11:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori