Probleme me gjumin gjatë verës, ja zgjidhja
Në stinën e verës për shkak të tempraturave të nxehta, njerëzit kanë probleme me gjumin. Ky fenomen shqetesues, mund të arrijë deri në konsumimin e hapjeve por kjo s'është e rekomandueshme. Ne ju sjellim disa këshilla nga ekspertë të mjekësisë, se si mund ta rregullojmë gjumin në këto temperature të nxehta.

Merreni një shishe të ftohtë në shtrat.

Jemi mësuar që gjatë dimrit, netëve të ftohta të marrim një shishë me ujë të nxehtë në krevat, por dhe në verë mund të bëjmë të njëjtën gjë, vetëm se më një shishe me ujë të ftohtë.

Një gotë me ujë

Ditëve të nxehta është mirë të pini ujë gjatë gjithë kohës për të shmangur dehidratimin, duke mos përjashtuar edhe kohën e gjumit. Gjithmonë merrni një gotë me ujë më vetë, është shumë e nevojshme.

Qëndroni larg alkoolit

Gjatë verës, shoqëria dhe argëtimi mund të kombinohet shumë mirë me pijen alkolike, por kjo është shumë e dëmshme për trupin tuaj por dhe për gjumin . Alkooli ndikon në dehidratim e kështu trupi pëson mbinxehje. Edhe nëse pini, atëherë mes çdo gote me alkool, pini edhe një tjetër me ujë, që të mbani balancin në organizëm.

Bllokoni rrezet e diellit

Bllokoni rrezet e diellit në dhomë, kshu do jeni më të fresket dhe gjumi do ju zë me lehtë. /albeu.com/

Shtuar më 28/07/2016, ora 10:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori