Probleme me floket? Aplikoni këtë maskë për efekte magjike
Pëlqej
E sigurt që keni dëgjuar për vetitë e mrekullueshme që ka mjalti dhe kanella në kombinimin e tyre.

Ky kombinim është përdorur që në lashtësi për shqetësime të ndryshme shëndetsore.

Tani është momenti të njihemi me aftësinë mrekulluese që ka kjo përbërje në flokë.

Kjo recetë, do të transformojë tërësisht flokët duke iu dhënë atyre shkëlqim dhe volum si asnjëherë më parë.

Kjo maskë hidraton flokët, parandalon humbjen e flokëve, mund të eliminojë zbokthin dhe do t’ju ofrojë flokë me shkëlqim. Kanella një nga përbërësit, është i njohur për rritjen e qarkullimit të gjakut dhe kur kombinohet me mjaltë efektet janë edhe më të mira.

Kanella vepron gjithashtu si antioksidant, stimulon rritjen e flokëve dhe i mbron flokët nga temperaturat e ulëta, drita UV, stresi dhe shumë më tepër, shkruan Gazeta Shëndeti. Kjo është një maskë e përkryer nëse vuani nga flokët e dobët dhe të thatë.

Përbërësit:

½ filxhan vaj ulliri
1 lugë çaji mjaltë
1 lugë çaji kanellë
Udhëzime:

Në fillim ngrohni pak vajin në sobë

Vendosni vaj ulliri në një tas dhe shtoni pjesën tjetër të përbërësve

Përziejini mirë duke përdorur një lugë

Merrni krehër, ndani flokët në seksione dhe aplikoni maskën nga skalbi drejt majave të flokëve. Lereni maskën të veprojë për 15 minuta.

Pas 15 minutave mund të lani flokët me shampo si zakonisht.

Përsëriteni procedurën herë në javë për të stimuluar rritjen e flokëve dhe për të parandaluar humbjen e tyre./albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017, ora 17:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori