Probleme lythat? Ja zgjidhja më efikase (VIDEO)
Lythat janë rritje të lëkurës të shkaktuara nga një infeksion viral specifikisht nga virusi HPV (human papilloma virus).

Lythat janë ngjitëse dhe mund të përhapen shpejt nga kontakti që pëson me një objekt që është infektuar nga personi me lytha.

Zakonisht ky virus i nxit këto lytha të përhapura në pjese te tjera te trupit.

Ato janë një problem mjaft shqetësues për lëkurën dhe një problem estetik gjithashtu, por përveçse prishin imazhin, nga ana tjetër mund të shkaktojnë edhe dhimbje apo kruarje.

Në shumë raste lythat janë të padëmshme dhe zhduken vete pa kurim. Por për një kurim më të shpejt dhe shumë efikas në ju rekomandojmë një recetë.

Për këtë ilaç natyral ju duhet vetëm një banane e qëruar. Ajo çfarë duhet të bëni është të prisni një copë të lëkurës së bananes dhe ta vendosni në lyth, më pas ta mbështillni me një shirit.

Këtë duhet ta bëni çdo natë përpara se të shtriheni për të fjetur dhe ta hiqni të nesërmen në mëngjes. Kjo procedurë duhet të zgjasë për të paktën një javë./albeu.com/
Shtuar më 19/08/2016, ora 14:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori