Prindërit pinin drogë dhe alkool, foshnja vdes në krevat (FOTO LAJM)

Pëlqej
Duket se do të mbetet mister shkaqet e vdekjes së një foshnje 16 ditëshe, e cila ishte gjetur e vdekur në shtratin e prindërve. Ata kanë qënë të droguar dhe alkoolizuar, e ndërsa mendohet se foshnja ka vdekur nga asfiksimi.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli, ku mendohet se ka vdekur pas neglizhencës së prindërve. Alesha Robert vdiq pasi nëna e saj Letisha 22 vjeçe, e vendosi në krevat mes saj dhe të dashurit.

Dyshohet se foshnja mund të ketë vdekur nga asfiksimi, pasi prindërit e saj i zuri gjumi teksa kishin pirë gjatë mbrëmjes vodka dhe kishin tymosur kanabis.

Të njëjtat burime shtojnë se Alesha ishte gjetur e vdekur në krevat në orën 04:00 të mëngjesit dhe çdo përpjekeje për ta shpëtuar ishte e kotë. Nëna 22 vjeçare u akuzua për vdekje të shkaktuar nga pakujdesia, e teksa akuzat kundër saj ranë pasi mjekët nuk e përcaktuan qartë shkakun e vdekjes.

Një pikëpyetje e madhe mbetet nga policia, pasi ende nuk dihet nëse foshnja pësoi vdekjen nga mbytja dhe asfiksimi, apo ishte natyrale. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori