Parashikimi i motit për datën 8 prill 2022

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë gjatë paradites kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore.

Ndërsa në orët në vijim do të ketë shtim të vranësirave në zonat e ulëta dhe malore, por nuk do të sjellin reshje në territor.

Temperaturat e ajrit do të ulën në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2 gradë celsius deri në 20 gradë celsius./albeu.com