“Ty s’të ngacmoj, ke dal nga tregu”, plas në studio mes Einxhelit dhe ish-arbitrit (FOTO LAJM)

Të ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, ishin Klodiana Shala, Lorenc Jemini, Einxhel Shkira dhe Flori Gjini. Gjatë debatit në studio për flirtimet, Einxhel u shpreh se ajo nuk flirton me asnjë sepse Tirana nuk ka meshkuj të bukur.

Ish-arbitri Lorenc Jemini e kundërshtoi Einxhelin dhe nuk ra dakort me mendimin e saj se ‘meshkujt e martuar dalin nga tregu’.

Einxhel: Pavarësisht tipit tim që nuk flirtoj, po të kishte Tirana meshkuj interesant, të bukur dhe të lezetshëm do flirtoja, do e bëja përjashtimin

Lorenci: S’ka Tirana meshkuj të bukur?

Einxhel: Po ti çke? Ti ke dal nga tregu. Ty s’të gjuaj unë!

Lorenci: Unë paskam dal nga tregu!

Einxhel: Po ti je i martuar ore!

Lorenci: Po pse mos më gjuash? Kjo më përjashtoi nga tregu direkt!


Shtuar 10.06.2020 19:51